Lajme

Revoltë në burgun e Peqinit, rebelohen tre të paraburgosur, dhunojnë policët (Emrat)

Tre persona në burgun e Peqinit janë ngritur në revoltë ditën e sotme.

Në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur. Te tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar urgjent grup pune në burgun e Peqinit, ndërsa është kryer arrestimi në flagrancë i tre personave.

Nuk dihen ende arsyet e këtij incidenti.

Njoftimi zyrtar

Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:

K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.

A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.

K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close