Lajme

Rezultonte i zhdukur, gjendet i mbytur në Vjosë 58-vjeçari

Një 58-vjeçar nga Përmeti është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Vjosë në afërsi të fshatit Piskovë. 58-vjeçari rezulton i zhdukur që prej datës 18 qershor, kohë kur ishte denoncuar në polici nga familjarët për largimin e tij pa gjurmë nga banesa.

Policia dhe ekipi i zjarrfikëses ka bërë të mundur nxjerrjen nga lumi të trupit të pajetë, ndërkohë që pritet transportimi në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close