Categories Lajme

Riatdhesimi nga Siria, Kopliku: Tam-tamet qeveritare të panevojshme, por të përdorim pak politikën për të kthyer ata fëmijë dhe gra në shtëpi

Gazetari Taulant Kopliku, i angazhuar në rastin e riatdhesimit të Alvin Berishës nga Siria, e cilëson një show meditiak të panevojshëm vajtjen e kryeministrit Rama në Liban për riatdhesimin e një gruaje dhe 4 fëmijëve nga kampi Al-Hol. Për Ora News, ai nuk e përjashton faktin që fushata zgjedhore të ketë përshpejtuar procesin e riatdhesimit, por shton se për kthimin e atyre fëmijëve jetim dhe grave të veja në shtëpitë e tyre ja vlen që të përdorim edhe politikën.

Kopliku: Realisht këtë dyshim e kam dhe unë. Nga njëra anë kjo është pozitive.Në këtë rast le të përdorim pak politikën për ti sjellë ata fëmijë në shtëpi.Nëse duhen falenderuar dhe duatrokitur janë dy agjentët në terren që kanë bërë një punë të admirueshme. Ishte e tepërt ajo vizitë e kryeministrit në Liban, ai show mediatik që zgjati pa fund dhe nuk solli kënaqësi për asnjë që e pa në televizion. Ata fëmijë do të silleshin, do të sistemoheshin në shtëpi apo në struktura të tjera siç kanë menduar autoritetet por pa ato tam-tamet qeveritare nga pas.

Ndërsa të dhënat për numrin e saktë të grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Al-Hol kanë qenë gjithmonë kontradiktore, gazetari shpresat i ka te dy agjentët e Antiterrorit që kanë vepruar në terren se mund të kenë një listë të saktë të tyre.

Kopliku: Meshkujt janë të gjithë në burgje. Nuk ka asnjë në kamp, vetëm, gra dhe fëmijë. Numrin e saktë nuk mund t’a them sepse ka pasur shifra kontradiktore, pak kohë më parë thuhej se janë 67 persona. Pastaj u sollën këta dhe kanë mbetur 50 e ca persona. Jemi rreth shifrës 60 e diçka por nuk ka një shifër të saktë. Dy agjentët që kanë qenë atje dhe i kanë skeduar të gjithë besoj që e kanë shifrën padiskutim.

Po çfarë e vështirëson identifikimin e tyre?

Kopliku: Për mediat ka qenë e vështirë, autoritetet kurde kanë qenë tejet hermetike. Kur isha atje me trupën italiane për Alvin Berishën bëra një kërkesë për të shkuar te çadrat e fëmijëve dhe grave shqiptare dhe mu refuzua. Ju keni ardhur për këtë çështje dhe do të merreni me këtë çështje, më thanë. Nuk ishin bashkëpunues me mediat, për të marrë një listë të saktë të grave dhe fëmijëve shqiptarë ishte e pamundur.Besoj se agjentët  që ishin atje do të kenë një listë të saktë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME