Categories Lajme

Ridashurohen pas 11 vitesh në dasmën e shokut, politikani shqiptar: I humbëm kontaktet

Në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë i ftuar kandidati për deputet i PD-së Ivi Kaso së bashku me bashkëshorten e tij Sonila. Çifti si rrallë herë ka rrëfyer historinë e tyre të dashurisë si nëpër filma.

Ata u dashuruan dhe u lidhën në gjimnaz, më pas filluan universitetin Sonila në Itali dhe Ivi në Greqi. Mbajtën 1 vit lidhje në distancë, më pas Ivi shkoi tek e dashuria në Itali. Por pas një viti qëndrim aty, ata u ndanë dhe nuk u panë për 11 vite me radhë. Fati deshi që ata të ritakoheshin në dasmën e mikut të tyre të ngushtë, ku u ridashuruan sërish.

Sonila: Unë mendoj që vajzat piqen më shpejt sesa djemtë dhe ajo moshë, 20 vjeç ishim kur u shkëputëm, ishte shumë delikate. Ne vajzat jemi të lindura për të bërë rolin e gruas, jemi më të lidhura pas shtëpisë, ndërkohë që djemtë nuk dinë se çfarë duan nga jeta sepse duhet të kenë eksperiencat e tyre.

Ardit Gjebrea: Ivi duket një tip shumë i urtë, kështu që nuk më duket nga ata që të shikojnë…

Sonila: Është thëngjill i mbuluar (qesh).

Ivi Kaso: Është ajo që tha Sonila, nuk kishte një motiv të vërtetë ndarja, ndoshta ishte produkt më shumë ia vë fajin moshës që në atë kohë që ndoshta asnjëri nga të dy nuk ishim të përgatitur për lidhje serioze apo për lidhjen e jetës. Ende nuk e dinim se çfarë do të bëheshim në jetë dhe çfarë donim nga jeta.

Ardit Gjebrea: Ti vajte nga Greqia në Romë për Sonilën dhe pastaj nuk e takoje më?

Ivi Kaso: Pasi qëndruam të dy të lidhur për një vit në Romë u shkëputëm, secili ndoqi rrugën e vetë të jetës për një periudhë relativisht të gjatë deri në përfundim të studimeve. As u takuam, as u pamë, as u telefonuam, pavarësisht se jetonim në një qytet, frekuentonim të njëjtin universitet pavarësisht se fakultete të ndryshme, kemi pasur më përpara pothuajse të njëjtin rreth shoqëror, por i humbëm kontaktet.

Ardit Gjebrea: Sa vite qëndruat të shkëputur?

Sonila: Përreth 11 vite.

Ardit Gjebrea: Deri në Gusht të vitit 2011. Si e kanë përjetuar familjarët tuaj ndarjen?

Sonila: Familjarët tanë kanë qenë shumë pozitivë për çiftin tonë, na donin të bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME