Lajme

Rikonceptimi i qendrës historike të Vlorës

Jane plote 68 objekte te cilat do ti rikthehen struktures baze te shtepive tradicionale te Vlores. Mes tyre edhe godina te nje rendesie te veçante.

Ecuria e punimeve dhe rikoncpetimi i qendres historike,synohet te jete nje nga rruget me historike dhe turistike te Shqiperise. I pranishem ne Vlore dhe zv ministri i infrastruktures Artan Shkreli,se bashku me kryebashkiakun e Vlores Dritan Leli.

E rendesishme mbetet rikthimi i kesaj qendre ne nje vlere te rendesishme historike ,ndersa problematike mbetet aktualisht situata ne ecjen e punimeve,problematike kjo e ngritur edhe nga vete Shkreli gjate inspektimit te ketij investimi.

Ne kompleksin muzeal te rruges “Justin Godard” strehohen godina tejet te rendesishme si shtepia e qendistares se Flamurit, Marigo Posio, godina e ish Klubit Laberia ( sot muzeu Etnografik) ,apo edhe rruga e hebrenjve,ku pritet te ndertohetedhe nje muze per hebrenjte.

Projekti pritet te perfundoje ne Shkurt te 2019-tes, ndersa aktualisht jane restauruar plotesisht 23 objekte.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close