fbpx
Lajme

Rikonstruksioni i rrugës së Lumit të Vlorës/FSHZH: Përfitues direkt 129 mijë banorë (Foto)

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës, konkretisht në Lotin II, që përfshin 3 bashki të këtij Qarku.

Sipas FSHZH-së, aktualisht janë në ndërtim e sipër, veprat e artit (tombino, urë).  Kjo ndërhyrje me financim të Qeverisë Shqiptare, ka një shtrirje gjeografike në qarkun Vlorë, Luginën e Lumit të Vlorës që përfshinë Bashkinë Vlorë, Selenicë dhe Himarë

Më herët infrastruktura ekzistuese nuk favorizonte aspak banorët e kësaj zonë. Amortizimi i këtij aksi lidhës, ndikonte në kushte jo të mira jetese dhe sektori i turizmit, nuk po ndihmonte zhvillimin e ekonomisë lokale. Ky projekt në një gjatësi investimi prej 90 km, organizuar në Lot-e dhe përfitues direkt 129 mijë banorë, synon të arrijë një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme për infrastrukturën publike në zonën e bregdetit të jugut.

“Specifikisht në këtë zonë do të mundësojë lidhjen e dy rrugëve nacionale (SH4-SH8) dhe përfshin edhe një degëzim që mundëson lidhjen me qytetin e Vlorës. Me një impakt të pritshëm në zhvillimin e ekonomisë dhe sektorit të turizmit, duke mundësuar shërbime optimale për popullsinë vendase dhe turistët”, bën të ditur FSHZH.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button