Lajme

Rikonstruktohet Pediatria në spitalin e Fierit, Rama: Shërbim shëndetësor shumë më cilësor!

Pas një rikonstruksioni të ndërtesës, në spitalit e qytetit të Fierit janë përmirësuar kushtet e stafeve mjekësore dhe janë rritur standardet e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga Pediatria e këtij spitali në rrjetin e tij social, teksa shkruan se falë kushteve të reja do të mundësohet një shërbim më miqësor dhe cilësor edhe për të gjithë pacientët e vegjël.

Dhe me Pediatrinë e re në Spitalin e Fierit, me kushte shumë më të mira, shumë më miqësore dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas fotove.

Pediatria e re në Spitalin e Fierit është një tjetër investim nga qeveria në kuadër të modernizmit të sistemit shëndetësor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close