fbpx
Lajme

Rikonstruktohet rruga e Xhyherinës në Vlorë/ Leli: Do rehabilitojmë edhe qendrën e fshatit

Rruga drejt fshatit Xhyherinë në Vlorë që prej kohësh ishte kthyer në një gangrenë tashmë me një fond prej 25 milionë të bashkisë do të rikonstrukothet. Kryetari bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektoi sot punimet për rikonstruksionin e kësaj rrugë. “Distanca e fshatrave me qytetin po ngushtohet gjithnjë e më shumë. Rasti i Xhyherinës është vetëm një nga dëshmitë, ku ndërhyrja në 2.7 km rrugë, prej Bypass-it deri në qendër të fshatit, është në proces, për të përfunduar brenda pak ditësh”.

Sipas tij, rehabilitimi i qendrës së fshatit që përfshin restaurimet e nevojshme, ndriçimin dhe gjelbërimin, është gjithashtu pjesë e këtij projekti të mundësuar nga fondi i bashkisë. “Mirënjohja e banorëve që takova është nxitëse për mua dhe gjithë ekipin e punës”, – tha Leli. Kryebashkiaku u shpreh se “ky është një investim i shumëpritur nga banorët e këtij fshati dhe tashmë është një premtim i mbajtur”. Banorët e  fshatit Xhyherinë falënderojnë bashkinë për rikonstruksionin e rrugës pas kërkesës së tyre

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button