Një lëkundje tërmeti është regjistruar para pak çastesh në qytetin e Durrësit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Lëkundjet kanë pasur një thellësi prej 2 km dhe janë ndjerë ndjeshëm nga qytetarët. Epiqendra e tërmetit ka qenë 28 km në veri të qytetit bregdetar dhe 20 km nga qyteti i Laçit. Sipas asaj që raporton IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë 7 km nga qyteza e Thumanës, aty ku tërmeti i 26 Nëntorit pati forcën goditëse më të madhe. Sipas raportimeve të banorëve, lëkundjet kanë qenë të shkurtra por të forta, ndërkohë që ato janë ndjerë dhe në qytetin e Tiranës.
Categories
Lajme