Lajme

Rikthehen në klasa maturantët e zonave të nxehta të Covid-19

Komiteti i Ekspertëve vendosi se maturantët e dhjetë bashkive më problematike në luftën kundër Covid-19, që e zhvillonin mësimin online janë kthyer sot në klasa pas vendimit të djeshëm të Komitetit Teknik të Eksperteve. se ishte më mirë për ta që të kthehen në shkollë dy muaj përpara se të futen në sezonin e provimeve.

“Duke u bazuar në shifrat e infeksionit Sars Cov2 në grupmoshën 15-20 vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet që kemi arritur me vaksinimin masiv sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentin që zhvillohet viti shkollor, maturat do të fillojnë mësimin në klasë”, tha kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

Megjithatë ajo sqaroi se situata do të jetë në monitorim dhe shifrat në vijimësi, gjatë kohës që maturat do të jenë në hapura, do të vendosin nëse ky vendim do të ndryshohet ose jo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: