Categories Lajme

Rikthehen rrebeshet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet me vranësira të dendura, të cilat në zonat veriore dhe qëndrore do të gjenerojnë rrebeshe shiu duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa zonat jugore do kenë vetëm shira të pakët e të izoluar. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri vonë pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 40 km/h në drejtimin Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim  3 – 4  ballë.

Kosova, Moti i paqëndueshëm MBETET prezent në Repubilkën e Kosovës, duke sjelle zhvillim te here pas hereshme te vranësirave duke rrezikuar shira te paket.POR nuk do te mungojne edhe intervalet me kthjellime. Parashikohet që vranësirat dhe shirat më të dukshme të bëhen në orët e mbrëmjes dhe natës.

Maqedonia e Veriut, Moti i vranët do të jetë dominues në MV ku here pas here do te gjenerojne shira te izoluar, kryesiht gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Ndërsa përgjatë mesditës  priten intervale me kthjellime në një pjesë të mirë të republikës së MV.

Rajoni dhe Europa, Zhvillimi i një qëndre ciklonare në jug të gadishullit Apenin do të diktojë kushtet atmosferike. Për pasojë: vransira të dendura, shoqëruar me rrebeshe shiu dhe stuhi ere do të dominojnë brigjet e Italisë. Po ashtu vijon me reshje të pakta shiu Gadishulli i Ballkanit, Europa Lindore dhe Ishujt Bitanikë. NDERSA me kthjellime paraqiten Europa Jugperëndimore dhe Brigjet e Egjeut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME