Lajme

Rikthehet dimri në Itali, ja si do jenë temperaturat në Shqipëri

Ndërsa Italia veriore dhe qendrore nga nesër do të pushtohen nga temperatura të ulëta, moti në vendin tonë do të mbetet i qendrueshëm gjatë 10 ditëve të para të janarit. Gjatë gjithë javës vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira, pa reshje shiu. Sipas Meteoalb reshjet e shiut do të fillojnë nga fundi i javës, ndërsa gjatë 10 ditëshit të parë në vendin tonë nuk do të ketë të ftohtë ekstrem.

“Kjo javë do jetë pa reshje, me kthjellime dhe vranësira deri në fundjavë, kohë kur priten reshje ne territor. Temperaturat  e ajrit mbeten të larta me temperaturat  19 apo 20 gradë.

Në fundjavë minimumi i temperaturave do zbresë  -4, ndërsa maksimumi do shkojë 13 apo 14 gradë. Italia veriore dhe pjesërisht ajo qendrore presin temperatura shumë të ulëta. Shqipëria të paktën deri në 10 ditëshin e  parë nuk do të ketë të ftohtë ekstrem”, njofton meteorologia, Lajda Porja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: