Lajme

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, ja parashikimi për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do preket nga i nxehti afrikan. Sipas MeteoAlb, për pasojë paraditja do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve, por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor edhe pse mundësia për reshje është shumë e ulët.

Parashikohet që mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 17°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close