Categories Lajme

Rikthehet sërish Aleanca Kuq e Zi, bën veprimin që ‘nuk pritej’ vetëm pak kohë para zgjedhjeve

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një mbledhje dhe u ka bërë thirrje të hapur forcave demokratike te vendit, vetë 3 muaj para zgjdhjeve të 25 prillit. AK i ka bërë thirrje 20 partive të reja që të bashkohen për të dalë Kundër PS-PD-LSI, duke thësë se këto parti po mbajnë peng Shqipërinë. Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu teksa ka shpërndarë këtë postim shkruan se e vetmja zgjidhje është formimi i një Poli të tretë si një bashkim i forcave progresiste kundër mafies tripartiake.

Postimi i plotë: Aleanca Kuq e Zi I ben nje Thirrje te hapur forcave demokratike te vendit, ne vigjilje te zgjedhjeve te 25 prillit. Te dashur motra e vellezer shqipetare, I dashur Kombi im! Te nderuar njerez te ndershem te ketij vendi! Te nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, qe kerkoni ndryshimin si:

Lëvizja Vetvendosje Balli Kombëtar Lëvizja e Legalitetit Fryma e Re Demokratike Nisma Thurja Lëvizja për Ndryshim

Bindja Demokratike Levizja demokratike shqiptare Partia Atdheu Lëvizja e Re Partia Ora Aleanca Demokratike Partia Konservatore Partia Emigranteve Libra

Partia e Pensionistave Lëvizja Çame dhe kushdo force tjeter progresiste: Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë per 30 vjet.

Komunizmi u zevendesua me neokomunizmin ku ligjet e demokracise u zevendesuan nga praktikat mafioze. Te ndodhur perballe tre klaneve mafjoze qe kane ne dore jo vetem te gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri ne perversitet te shkaterrimit qe ne embrion te çdo perpjekjeje qe cenon interesat e tyre., te gjitheve ne, na del detyra te reagojme.

Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor eshte shembulli me i qarte i kesaj politike.Ky sistem elektoral favorizon vetem PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI.Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojne) futjen në parlament te forcave te reja nepermjet vendosjes se dy pragjeve rajonale dhe kombetare. Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI.

Ne keto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje eshte formimi i nje Poli te Trete si nje bashkim i forcave progresiste kunder mafies tripartiake! Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren. Monopoli dhe establishmenti thyhen vetēm nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre!

Koalicioni apo lista e përbashkët me 140 kandidatura e partive tona është thjesht nje taktike elektorale që nuk cēnon integritetin apo identitetin e cdo partie. Eshte nje bashkim i lire dhe i domosdoshem, per tju kunderpergjigjur mafies ne fuqi! Pas zgjedhjeve, rruget tona ndahen ne kuvend. Në të kundërt, asnjë nga partitë nëse garojnë veç e veç, nuk do ta fitoje dot këtë garë të pabarabartë dhe do asgjesohen. Duke hyre veç e veç, ju beheni pjese e nje fasade dhe rezultati te manipuluar.

Ndaj Kryesia e Aleances Kuq e Zi ju bën thirrje urgjente për bashkim. Mos lejoni që votat tuaja të zerohen apo te përdoren per te rifuqizuar dinosaurët PS-PD-LSI. Eshte koha per bashkim Me shume respekt Kryetarja e Aleancës Kuqezi Lumturi Ratkoceri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME