Categories Lajme

“Rikthimi i Ismail Qemalit”, demokrati në Vlorë thur elozhe ndaj Berishës: I ngjani atij, edhe ju duhet të…

Ish kryeministri, Sali Berisha në fjalimin e mbajtur para demorkatëve të Vlorës me rastin e 31 vjetorit të krijimit të PD në këtë qark, tha se ky ishte një prej viteve më të errëta përt shqiptarët. Më tej ai shtoi se tashmë PD ishte ringritur dhe se shihej si një parti shprese nga të gjithë qytretarët shqiptarë.

Fundin e 2021, Berisha e konsideroi si periudhë me zhvillime të cilat kishin sjellë shpresë tek qytetarët dhe uroi që të vazhdohej edhe më tej në të njëjtën mënyrë.

Berisha: Ne u mblodhëm në foltoret tona anekënd Shqipërisë, në një bisedë të sinqertë kundër të gjitha presioneve dhe firmosëm për thirrjen e kuvendit tonë. Sepse ata që drejtonin I kapi një frikë dhe një tmerr nga ju, nuk pranonin forumet dhe anëtarësinë. Gjithsesi ne mblodhëm Kuvendin e 11 dhjetorit, mrekullinë e pluralizmit politik shqiptar. Pas këtij Kuvendi ne mahnitëm shqiptarët por edhe demokratrët dhe konsumatorët në mbarë botën.

Ju ushtruat lirshëm të drejtën e votës dhe I prêtë biletën njeriut që do mbetet në historinë politike të vendit njeriut që do njihet me nofkën “Lulzim Brava”. Ne mbyllëm vitin kur dukej se do të mbyllej në një mënyrë të tmerrshme për shqiptarët, kur përjetonin një varfëri të skajshme, ku papunësia ka mbuluar vendin. Por përsëri ndryshimi është si nata me ditën për ne sepse e mbyllëm vitin me një opozitë të vërtetë që ngjall shpresë dhe besim tek qytetarët.

Ishin vite terrori policesk për qytetarët shqiptarë dhe vetëm për fatura energjie u burgosën 38 mijë shqiptarë, dhe opozita heshti si fija e barit. Këtë vit e mbyllim me avokate të fuqishme sic është PD, me një forcë politike të vendosur për tu përballur dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin.

Këto janë premise që viti i ardhshëm të jetë vit mrekullie për demorkatët dhe shqiptarët kudo që janë. Ju uroj juve, demorkatëve të Vlorës dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë: Gëzuar vitin e ri 2022, të jetë një vit shprese, gëzimi dhe mbarësie për të gjithë shqiptarët.

Në fund, Berishës i’u dhurua një libër nga një prej demokratëve të Vlorës, ku ky i fundit e konsideroi ish kryeministrin me Ismail Qemalin duke i thënë se duhet të rikthehej.

Demokrati: Unë ju dhuroj librin e “Rikthimit të Ismail Qemalit” sepse ngjan me ju, edhe ju duhet të riktheheni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME