Categories Lajme

Rikthimi i Topallit, Kryemadhi tregohet dashamirëse: I uroj suksese, një grua dhe një alternativë më shumë në politikë

Monika Kryemadhi gjatë një interviste të dhënë nga qyteti i Pogradecit, teksa kishte shkuar për mbajtjen e një takimi paraelektoral me bazën e LSI-së, u prononcua në lidhje me krijimin e forcës më të re politike nën drejtimin e Jozefina Topallit. Kryemadhi u tregua dashamirëse me ish-kryetaren e Kuvendit, duke u shprehur se partia e re dhe prezenca e Topallit janë një alternativë dhe një grua më shumë në skenën politike shqiptare. Për sa i përket deklaratave të ministres Manasterliu se mbingarkesa e pacientëve Covid në spitale do çojë në zgjedhjen e personave që do të kurohen, Kryemadhi u shpreh se ministrja nuk është zoti që të vendosë kush do të jetoj dhe kush do të shkojë në botën tjetër.

“I uroj suksese znj. Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj. Ne jemi të hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike, këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan. Kodi i ri iu krijon problem partive të reja dhe atyre që duan të kandidojnë. Kodi i vjetër iu jepte mundësi partive të reja që dhe me 5000 vota apo 4500 të merrnin një vend në parlament, ndërsa me kodin e ri e kanë të pamundur”, tha Kryemadhi.

Për sa i përket deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Kryemadhi komenton: “Një papërgjegjshmëri e madhe përveçse papërgjegjshmëri profesionale e quajta një artikulim të padenjë dhe do thosha një thënie budallaqe prej saj. Ajo nuk është zoti që të vendose kush do rrojë kush do vdesë. Papërgjegjshmëria dhe pandëshkueshmëria sidomos në Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të koncesioneve të check-up, për shkak të gjithë grabitjeve që i bëhen sistemit shëndetësor. Kjo pandëshkueshmëri i ka lejuar ata që të jenë zoti i shqiptarëve të vendosin kush do rrojë dhe kush do vdesë. Mund ta quaj një papërgjegjshmëri por ata që e gjykojnë më shumë janë qytetarët ndërkohe në anën tjetër dhe viktimat e thënieve dhe sjelljeve të saj”.

Ndërkohë Kryemadhi e cilësoi dramatike situatën e shëndetit stë qytetarëve. “S’duhet të shpenzojmë kohë me deklaratat dhe lajthitjet momentale. E rëndësishme për ne është kontakti me qytetarët t’i informojmë sipas mundësive që kemi për t’i çuar drejt asaj që ne e quajmë të domosdoshme, ndryshimin e menjëhershëm të kësaj situate që është 25 prilli dhe largimi njëherë e përgjithmonë i asaj fare që ka instaluar tranzicionin politik që quhet rilindje”, deklaroi Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME