Categories Lajme

Rimbursimi i barnave për trajtimin e covid/ Procedurat e përfitimit falas për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot një video orientuese që qytetarët e prekur nga COVID-19 që trajtohen në banesë mund të përfitojnë barnat me rimbursim falas. “Garantojnë  barnat falas për qytetarët e diagnostikuar me COVID-19 që trajtohen në banesë. Për të përfituar recetën me rimbursim lidhuni me mjekun tuaj të familjes. Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar”, – theksoi Manastriliu.

Mjeku i familjes përshkruan recetën sipas protokollit, në varësi të gjendjes së pacientit. Me kodin e recetës një i afërm i pacientit paraqitet në farmacitë me kontratë me FSDKSH për të marrë barnat falas.

Për të lehtësuar barrën financiare për qytetarët që preken lehtë apo mesatarisht nga COVID-19, qeveria vendosi rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas vendimit të qeverisë, paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME