Lajme

Rinas/ Avionit me 4 persona në bord, mes tyre 2 fëmijë nuk ju hapën rrotat në ulje

Një incident është regjistruar sot (28 shtator) në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Një avion që ishte duke u ulur në tokën shqiptare, ka pësuar defekt, pasi nuk i janë hapur rrotat.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 16:15 të pasdites së sotme (28 shtator). Një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Avioni ishte nisur nga Venezia, me destinacion Tiranën. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë. Fluturimet u pezulluan për 1 orë e 45 minuta, ndërsa mësohet se situata është ktheyr në normalitet dhe fluturimet rifilluan.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: