Lajme

Rindërtimi në Laç, familjet kthehen sot në shtëpitë e reja

Lagjja e re qendrore e qytetit të Laçit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë, është gati për të pritur banorët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Rindërtimit në Laç, ndërsa informoi se  familjet e prekura nga tërmeti do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja. “Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Banesat dhe blloqet e reja që janë ndërtuar në Laç, janë të lidhura me ujësjellësin e ri, i cili siguron ujë 24 orë pa ndërprerje për banorët. Ndërkohë, është rindërtuar edhe shkolla që i shtohet kësaj lagjeje, ku fëmijët do të kenë mundësinë të përdorin edhe ambientet komunitare të zonës së re të banimit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: