Categories Lajme

Rindërtohet totalisht konvikti i vajzave në Korçë, kushte më të mira për 160 studente

E braktisur prej 4 vitesh, godina 5-katëshe e konviktit të vajzave është rinovuar tërësisht, duke siguruar ambiente bashkëkohore për 160 studentet e Universitetit “Fan. S. Noli”, në Korçë. Kryeministri Edi Rama përcolli pamjet e ambienteve të dikurshme dhe të kushteve aktuale moderne.

“Mirëmëngjes dhe me konviktin e rindërtuar të vajzave të Universitetit “Fan S.Noli” të Korçës, ju uroj një fundjavë të qetë”, -thotë Rama Ndërhyrja e kryer në këtë konvikt ka konsistuar ndër të tjera në: zëvendësim dritaresh, kapot termik, sallë leximi, menca qendrore për kampusin, ngrohje qendrore, shkallë emergjence, sistem kamerash, bibliotekë etj. Konvikti është i ndarë në dy godina me kapacitet 47 dhoma për vajza me 2-3 shtretër dhe me 27 dhoma për djem me nga 3 shtretër. Investimi kap një vlerë prej 206.4 milionë lekë dhe punimet u zbatuan nga Fondi Shqiptar për Zhvillim. z.tosku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME