fbpx
Lajme

Rinis check up-i

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar prej të gjitha qendrave shëndetësore të rinisin shërbimin e check up-it për grupmoshat nga 40 deri në 65 vjeç, shërbim i cili ishte pezulluar gjatë kohës së pandemisë.

Ndërkohë që duket se po i kthehmi normalitetit situata pandemike vijon të jetë në nivele të njëjta, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të enjten është kryer numri më i lartë i testimeve, mbi 1000 nga të cilët 157 rezultuan pozitiv.

Me shpërthimin e pandemisë Ministria e Shëndetësisë vendosi ndërprerjen e shërbimit check up, për shkak të rrezikut të virusit. Por gati shtat muaj nga ky moment, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar prej të gjitha qëndrave shëndetësore të rinisin përsëri të ofrojnë këtë shërbim për grupmoshat 40-65 vjeç. Por ndërkohë që masat anti-Covid po lehtësohen dhe shërbimet në spitale po i kthehen normalitetit, në vendin tonë situata pandemike vijon të qëndrojë në të njëjtat nivele.

Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë njofton se të enjten është kryer numri më i lartë i testimeve nga të cilat  rezultuan pozitiv 157 persona të prekur, ndërsa janë shëruar 230 pacientë. Fatkeqësisht e ka humbur betejën me virusin SARS-CoV-2 1 qytetar, duke e çuar numrin në total të viktimave në 388. Aktualisht në spitalet Covid ndodhen 203 të shtruar, nga të cilët 20 në terapi intensive dhe  6 të intubuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button