Categories Lajme

Rinis në zonën e Radhimës aksioni ‘Bregdeti ynë’, pritet shembja e dy objekteve, Kreu i IKMT Vlorë: Pronarët s’kanë bërë rezistencë, situata e qetë

Ka rinisur në zonën e Radhimës aksioni i IKMT ‘bregdeti ynë’, ku gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë në një objekt, ndërsa mëngjesin e sotëm pronarëve iu la kohë që të boshatisin ambientet. Ditën e sotme pritet të ndërhyhet në dy objekte. Kreu i IKMT Vlorë, Simbol Pazaj thotë se do të prishen objektet që kishin marrë vendim më parë për t’u prishur, por që aksioni u pezullua për shkak të sezonit turistik. Sipas tij, pronarët nuk kanë bërë rezistencë, duke bërë që aksioni të vijojë normalisht.

Aksioni ka rinisur dje dhe do vijojmë me prishjen e objekteve që kanë patur vendim prishje më parë, por u ndal aksioni për shkak të sezonit turistik. Me subjektet është gjetur gjuha e mirëkuptimit, nuk ka patur probleme.

U kemi lënë kohë që të heqin objekte që kanë brenda bizneseve dhe urojmë që operacioni të përfundojë me sukses”, tha Pazaj. Operracioni “Bregdeti Ynë” nisi në muajin qershor me qëllim pastrimin e vijës bregdetare, nga veri në jug, nga ndërtimet pa leje. Në fazën e parë të këtij operacioni u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona. Operacioni u ndërpre përkohësisht për shkak të sezonit turistik, ndërsa tashmë ka filluar sërish.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME