Categories Lajme

Risi nga Vodafone, prezanton rrjetin Gigabit

Vodafone shënon një tjetër arritje të rëndësishme në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke prezantuar për herë të parë në vend eksperiencën e rrjetit Gigabit, rrjeti më i shpejtë i përjetuar deri më sot në tregun tonë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri u ftua të ishte i pari për të provuar këtë eksperiencë të re, duke realizuar në kohë reale një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit. Direkt nga zyrat e Vodafone, pa nevojën për të udhëtuar drejt kantierit të ngritur në zonën e Klosit, Ministri Gjiknuri monitoroi në kohë reale ecurinë e punimeve, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga kamera e dronit në syzet Virtuale.

Damian  Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: Ky është një hap përpara për industrinë. Kjo përvojë mund të dëshmojë që koncesionet e rrugëve po punojnë. Ne si qeveri jemi plotësisht të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë Shqipërinë në rrugën e re të rrjetit 5G, duke bërë që të gjitha përfitimet e biznesit dhe të individit të kenë qasje në risitë teknologjike.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, e Achilleas  Kanaris, e cilësoi GIGABIT një revolucion të ri industrial.

Achilleas Kanaris, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania: Vodafone po krijon shoqërinë e Gigabit në të gjitha tregjet ku operon, dhe Shqipëria është në të njëjtën udhë të investimeve dhe zhvillimit teknologjik me tregjet e tjera të mëdha evropiane si Gjermania, Italia, Spanja etj. Rrjeti Gigabit, do të revolucionarizojë tregun, përvojën e biznesit dhe klientit. Ne e quajmë këtë revolucionin e ri industrial, ku fuqizimi ekonomik nëpërmjet risive teknologjike do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si jetojmë.

Transmetimi live i videos në cilësinë maksimale 4K mundësohet nga kapaciteti i rrjetit Vodafone Gigabit, i aftë për të transmetuar të dhëna në milisekonda, pa vonesa pavarësisht distancave të largëta. Kjo do të mundësoi automatizimin e shume shërbimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen 2 shtetas turq

Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër! Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni ishte i thjeshtë. Thasët me drogë transportoheshin me Jaguarin…

Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni në dukje ishte i thjeshtë. Thasët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 3-vjeçari, nëna: Ishte tek gjyshërit…

Një fëmijë 3-vjeçar është zhdukur në Durrës. Babai i kishte ndërruar jetë një vit më…

LEXO ME SHUME