fbpx
Lajme

Risitë e projekligjit “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”

Regjistri i llogarive bankare do të përdoret si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale, zbulimin, gjurmimin ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë nga veprimtari kriminale si edhe detyrimeve tatimore.

Në p/ligjin e ri, hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë përcaktohen funksionet e regjistrit të llogarive bankare, mënyra e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe aksesin dhe shfrytëzimin e këtij regjistri me qëllim identifikimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtari veprimtarive kriminale, nëpërmjet transaksioneve bankare. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka evidentuar risitë e ligjit. Ligji sipas saj, sjell rritje të efektivitetit dhe dhe koordinimit të autoriteteve ligjzbatuese në vend, si dhe goditjen e flukseve financiare të subjekteve të përfshira në aktivitet kriminal.

“Është një mekanizëm i rëndësishëm për njësitë e inteligjencës, luan rol të rëndësishëm në parandalimin e financimit të terrorizimit, por edhe të pastrimit të parave. Krijon ulje të ndjeshme të mundësisë së rrjedhjes së informacionit si dhe siguron goditje efektive të pasurive me prejardhje kriminale”, tha Denaj. Sipas ministres ligji po ashtu krijon akses të shpejtë në informacion.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button