fbpx
Lajme

Rit fetar në plazhin e Zvërnecit, qytetarja: Jehovai! Po këndojnë “Zoti është me ne” (Foto/Video)

Ngjarja e rëndë e ndodhur në familjen Josifi ngjalli shumë debate lidhur me sektet fetare në vend dhe ndikimin që ata kanë në jetën e praktikantëve. U raportua se tre gratë, nëna dhe dy vajzat ishin praktikante të Jehovait nga ku kishin krijuar bindjen se nëse vdisnin mund të ringjalleshin sërish një bindje që u mori jetën dy prej tyre, Zhanetës dhe Anisës ndërsa vajza tjetër Blerta ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.Prokuroria njoftoi sot se do nisë hetimet ndaj çdo sekti fetar në Shqipëri ndërsa një dëshmi në foto e video lidhur me ta vjen në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare.

Ajo ka fotografuar një grumbull personash veshur me të bardha që janë Dëshmitarë të Jehovait dhe këndojnë e rrinë shumë afër mes tyre në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Sipas qytetares këta njerëz ishin duke kënduar “Zoti eshte me ne” ndërsa u veshën me të bardha dhe u futën në det.

Mesazhi për JOQ Albania: Pershndetje JOQ,sikur nuk lejoheshin grumbullimet,ja duket se sa qarte i zbaton rregullat “Jehovai”! Po kendojn”Zoti eshte me ne”!Mjer ata qe ikin nga kjo jete e nuk vijne me,pa kta e kan ne rregull “Vdis e lyeu me uthull se ringjallesh” Tani,ne plazhin Zvernec te Vlores. Po kendojne,duartrokasin,u veshen edhe me fustane te bardha edhe thone zoti eshte me ne. Plazhi Zvernec i Vlores Ora 11:00 Data 4/7/2020

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button