fbpx
Lajme

Robert Aliaj në zi, jep lajmin e hidhur që i pikëlloi zemrën

Artisti i njohur i ekranit shqiptar, Robert Aliaj ka humbur sot vëllanë.Rexhep Aliaj, ka qenë një prej piktorëve dhe skenografëve të njohur të kohës.Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë artisti përmes një postimin në rrjetin social ‘Facebook’. Aliaj shprehet se në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia, janë të detyruar të mbajnë hidhërim brenda në shpirt.

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin? R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”, ka shkruar ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button