Vazhdojnë tensionet e larta ndërmjet Iranit dhe vendeve perëndimore sidomos pas vendimit të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe për aktivizimin e mekanizmit për mosmarrëveshje lidhur me paktin bërthamor. Fuqitë e BE-së mund të kthejnë në fuqi sanksionet ndërkombëtare kundër republikës islamike.
Nga ana tjetër, presidenti i Iranit, Hassan Rohani është kundërpërgjigjur duke i kërcënuar. Ai është shprehur se pas ushtarëve amerikanë, në shënjestër të Iranit do të jetë dhe forcat ushtarake të shteteve perëndimore.
“Sot, ushtari amerikan është në rrezik. Nesër, ushtari evropian mund të jetë në rrezik”, tha Rohani gjatë një fjalimi para kabinetit të tij, të transmetuar në televizion.
Evropa është e angazhuar krahas SHBA-së me forca të shumta në Irak dhe Afganistan. Ndërsa Franca ka një bazë të forcave detare në Abu Dhabi dhe Britania e ka një bazë në Bahrejn.