Lajme

Romë/ Po bënte selfie me miqtë mbi urë, 31-vjeçari humb ekuilibrin dhe bie

Ai po bënte një selfie në shoqërinë e disa miqve kur humbi ekuilibrin. I riu ra nga ura Garibaldi, në qendër të Romës, dhe përfundoi poshtë, në zonën e asfaltuar. Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 20.30 në zonën e Trastevere.

31-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe pret t’i nënshtrohet një operacioni. Punonjësit shëndetësorë të spitalit lajmëruan policinë. Sipas policisë, 31-vjeçari, në shoqërinë e disa miqve, ndërsa bënte një selfie me celularin e tij, humbi ekuilibrin dhe përfundoi poshtë urës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: