Lajme

Romë, Senati i jep besimin qeverisë ‘Conte II’, kryeministri sot në bruksel për ligjin e buxhetit

Qeveria e re italiane e kryeministrit Giuseppe Conte, ka marrë dje edhe besimin e Senatit me 169 vota pro dhe 133 kundër.

Ashtu si dhe pritej, votuan kundër Lega, Forza Italia dhe Fratelli d’Italia.

Kryeministri Conte në fjalën e tij para Senatorëve, tha se ‘Ky është një fillim i ri për Italinë, qe do të vijë përmes reformave që do të ringjallin shpresën’

Po dje në mbëmje, Kryeministri Giuseppe Conte udhëtoi drejt Brukselit, ku do të diskutojë me partnerët europian rifillimin e negociatave për ligjin e ardhshëm të buxhetit.

Sot në Bruksel Conte do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button