Categories Lajme

Ronaldo shmang humbjen në derbi, Juventusi del nga gara për titull

Vetëm një pikë në dy ndeshje për Juventusin që nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në derbin ndaj Torinos dhe tani e sheh veten plotësisht jashtë garës për titullin kampion, pasi ka plot 9 pikë më pak se Interi, ndonëse ka luajtur një ndeshje më shumë se zikaltrit. Në stadiumin “Olimpik” të Torinos, bardhezinjtë e nisën vrullshëm ndeshjen dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 13’ me anë të Federico Chiesës, që gjuajti saktë pas një asisti të Alvaro Moratës.

Megjithatë vendasit reaguan mjaft mirë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 27’ me anë të Sanabrias, i cili mposhti Szczesnyn dhe bëri që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1. Në fillim të pjesës së dytë ishte sërish Sanabria që befasoi bardhezinjtë dhe shënoi për herë të dytë në portën e Szczesnyt, duke i dhënë avantazhin pjesës “granata” të qytetit të Torinos. Më pas lojën e mori në kontroll Juventusi, që provoi disa herë të gjejë golin e barazimit, por hasi në një Sirigu në formë të jashtëzakonshme, që bëri disa pritje vendimtare. Goli i barazimit u shënua nga Cristiano Ronaldo në minutën e 81’-të pas një rrëmuje në zonë.

Në minutat shtesë ishte sërish Torino që pati një mundësi të artë për të gjetur golin e avantazhit, por goditja e dënimit e ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Baselli, u grushtua po kaq mirë nga Szczesny në këndore, duke bërë që sfida të mbyllej në barazim 2-2. Një pikë mjaft e rëndësishme shprese për Torinon, që do të duhet të vuajë deri në fund për të siguruar mbijetesën, ndërsa Juventus mbetet në zonën Champions, por tani me 56 pikë, aq sa ka edhe Napoli i vendit të 5-të, me të cilin do të përballet të mërkurën pasdite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME