Categories Lajme

Rovena Voda: Ajo që kemi bërë ne për të prekurit nga tërmeti nuk është bërë as në botë

Në studion e “Top Talk”, u zhvillua një bisedë live me “Skype”, me zv.Ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila ndodhej në Durrës e caktuar në krye të shtabit të emergjencës në atë qark. Avokati Adriatik Lapaj, shtroi në drejtim të zonjës Voda dy pyetje.

E para kishte të bënte me numrin e personave që janë në çadra dhe e dyta nëse deri më tani është bërë një ekspertizë për hotelet në të cilën strehohen personat që kanë mbetur pa një strehë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, që preku vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Voda:

“Dua të them që ajo që kemi bërë për akomodimin e njerëzve në struktura hotelerie është e jashtëzakonshme. Ne kemi parë që dhe vendet e tjera që janë prekur nga tërmeti nuk e kanë bërë këtë gjë, dhe unë jam krenare për qeverinë tonë për këtë. Unë kam takuar banorët e zonës së Sukthit dhe Ishmit ,me të gjithë insistimin tonë ata nuk kanë pranuar që të shkojnë në hotele. Ata kanë vendosur të qëndrojnë me çadra pranë banesave të tyre pasi kanë bagëti që kanë nevojë për përkujdesje dhe për këto arsye e kanë të vështirë që të largohen prej tyre”, tha ministrja.

Pas këtyre deklaratave, zoti Lapaj i shtroi pyetjen nëse për këto persona që nuk pranojnë që të largohen nga banesat e tyre a mund të ndërtohen çadra modern dhe me kushte shume herë më të mira nga se ata që janë ndërtuar deri më tani.

“Ne e dimë që procesi për ndërtimin e shtëpive është shumë i gjatë dhe nuk do të bëhet në një kohë të shkurtër. Ne kishim në dispozicion shumë pak çadra dimërore por jo me kushte bashkëkohore dhe duke parë emergjencën vendosëm që ti vendosim në mënyrë të përkohshme. Qeveria ka miratuar fondin që këto familje të akomodohet në këto çadra dhe kur ti kemi ato në dispozicion do të bëjmë kanalizimin e tyre drejt, familjeve që kanë nevojë për to. Për sa i përket pyetjes së dytë që më bëtë pak më parë, po ne kemi marrë miratimin e inxhinierëve për strukturën e hoteleve që janë akomoduar personat që janë pa një strehë tashmë . Pasi kemi marrë miratimin e tyre që kushtet e hoteleve që janë vendosur në dispozicion janë në kushte optimale, kemi vazhduar evakuimin e personave nga çadrat në drejtim të hoteleve”, e përfundoi fjalën e saj Vodo./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME