fbpx
Lajme

Rr ahu dhe përd hunoi pro stitutën, shqiptari arre stohet 10 vite më vonë me anë të ADN-së

Pas 10 vitesh kërkim, një 41 vjeçar shqiptar u arrestua pasi sulmoi dhe përdhunoi një prostitutë në provincën e Cremoneses.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2010, por vetëm ditën e djeshme autoritetet arritën të identifikonin autorin me anë të ADN-së së tij.

Në vitin 2010, shqiptari mori një prostitutë në makinë ku pasi e përdhunoi, ai i grabiti telefonin, 300 euro dhe mjetet e saj të identifikimit.

Vajza me nënshtetësi rumune u dërgua në spital ku mori ndihmën e parë. Mjekët specialistë arritën të merrnin ADN-në e agresorit gjatë ekzaminimit të trupit dhe rrobave të saj.

Rezultatet e testit mbetën të panjohura për vite të tëra deri sa oficerët e RIS në Parma arritën të gjenin një korrespondecë me ADN-në e shqiptarit të arrestuar.oranews

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button