
Një 22-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi si një prej autorëve të ngjarjes së 2 korrikut ku u dhunuan dhe u grabitën tre turistë në Jesolo.
I riu shqiptar është kapur dhe arrestuar në Canegliano, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza nga Prokuroria Publike e Venecias si pjesë e grupit që dhunoi dhe grabiti 3 djem.Grupi i grabitësve përbëhej nga 2 shqiptarë dhe një spanjoll, afërsisht në të njëjtën moshë.Shqiptari nuk ka pasur një punë të qëndrueshme dhe një vendbanim, pasi për disa kohë ka qëndruar në një hotel në Pare.