Categories Lajme

Rrahën me sende të forta avokatin në Sarandë, të pandehurit kërkojnë zbutjen e masave të sigurisë!

Autorët e dyshuar të plagosjes së avokatit Marjel Mejdi në Sarandë kërkojnë lirinë dhe pushimin e çështjes. Mësohet se një prej të akuzuarve, Aleks Rexha ka dorëzuar një kërkesë ditën e djeshme duke kërkuar revokimin e masës së sigurisë, arrest shtëpie që është vendosur ndaj tij nga Gjykata e Sarandës.

Në seancën e zhvilluar më datë 15 korrik të këtij viti, Prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg për 45 ditë.

Kërkesa e Aleks Rexhës do të shqyrtohet nga gjyqtari Fatmir Ndreu ndërkohë që mësohet se edhe një tjetër i pandehur për këtë ngjarje ka kërkuar zbutjen e masës arrest me burg të vendosur në mungesë.

Marjel Mejdi, avokat, ish-Drejtor ne Ministrine e Brendshme u plagos rëndë me sende të forta në 5 korrik në mes të ditës në rrugën pranë Portit Detar të Sarandës. Ai u mjekua ne Spitalin e Sarandës, më pas në atë të Janinës për shkak të gjendjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në rregjim shtrati në banesën e tij deri ne rehabilitim të thyerjeve në dorë e këmbë.

Nga shtrati i spitalit të Sarandës, ai ka dëshmuar për policinë, ku mësohet se ka thënë se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë.

Ndërkohë bëhet me dije se disa kohë më parë avokatit i kanë rrahur edhe xhaxhain, shtetasin me iniciale I.Mejdi dhe djalin e hallës A.K., në dy ngjarje të ndryshme.

Isha te lokali i portit, piva kafe me një shokun tim. Mora makinën për të dalë nga porti, m’u te dera, sa del, një Porsche e zezë më kishte zënë rrugën. Prita në makinë, që ta hapte rrugën. Ndërkohë, fraksion sekondi m’u sulën disa persona me hekura, shkopinj, sende të forta. Nuk i kisha parë asnjëherë këta persona. Më sulmuan, më gjuajtën në makinë njëherë.

Isha bashkë me një shok, u munduam të iknim që të shpëtonim, se ishin shumë veta. Nuk kishim çfarë të bënim. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, se unë ika në një moment, por ai më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi. Me hekura, me shkopinj, nuk pushonin së gjuajturi. Unë qëndrova një orë brenda në lokal dhe nuk besoj të kenë qenë brenda ata, pasi aty ka policë, mund të më kenë ruajtur jashtë”, është shprehur avokati./Panorama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME