Categories Lajme

Rrahën të moshuarën dhe i morën paratë e pensionit nga banesa, arrestohet pas dy vitesh njëri nga autorët e dyshuar

Një 27-vjeçar me iniciale V.N. është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për një grabitje të ndodhur rreth dy vite më parë në fshatin Kqirë të Pukës.

Policia bën me dije se në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij në këtë ngjarje. Në gusht të vitit 2020 ata dyshohet se kanë shkuar në banesën e 80-vjeçares dhe pasi e kanë goditur kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Harresa”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë, të një sasie parash, në një banesë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, në vijim të punës për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 20.08.2020, në fshatin Kqirë, Pukë, ku dyshohet se, në banesën e një shtetaseje të moshuar, u vodh me dhunë një shumë parash, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Harresa”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi V. N., 27 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin e datës 09.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin M. N. (i shpallur në kërkim), më datë 20.08.2020, gjatë natës, në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë, Pukë, kanë hapur me forcë derën e banesës së shtetases M. N., 80 vjeçe, të cilën e kanë goditur dhe më pas kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj, në këtë banesë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit M. N. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME