Categories Lajme

Rrahu babain, pranga 34-vjeçarit në Elbasan

Policia Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili nën efektin e alkoolit kishte ushtruar dhunë fizike në banesë ndaj babait të tij. Në njoftimin për media bëhet e ditur se u ndalua nga autoritetet përshkallëzimi i dhunës dhe u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të dhunës dhe ndalimi i 34-vjeçarit, i cili u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur”, njofton policia. Ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. “R. K., 30 dhe R. H., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur”, bën me dije policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME