Lajme

Rrahu për vdekje djalin 2 vjeç, arrestohet nëna shqiptare në Spanjë

Qyteti i vogël spanjoll Bigastro është tronditur nga vdekja e një djali 2 vjeç, trupi i të cilit kishte mavijosje. Fëmija është dhunuar nga nëna e tij, që mediat spanjolle e kanë identifikuar si Hatixhe Kamxhiu.

Fillimisht çështja u trajtua si një aksident, por duke parë se lëndimet nuk përputheshin me versionin e nënës, u konsiderua si vdekje e shkaktuar nga d huna. Nëna e fëmijës tashmë ndodhet në burg, e akuzuar për vrasjen e njërit prej fëmijëve të saj dhe plagosjen e binjakut tjetër.

Nëna 32-vjeçare ka deklaruar fillimisht se fëmija ishte rrëzuar nga një karrige e lartë, raportojnë mediat lokale në Spanjë. Fillimisht fqinjët kanë shprehur keqardhje për nënën shqiptare, pasi menduan se njëri nga fëmijët e saj kishte pësuar një aksident fatal.

Hatixhe Kamxhiu ka telefonuar urgjencën më 11 qershor për të lajmëruar aksidentin, teksa ishte vetëm me fëmijët në shtëpinë e saj. Por, mjekët vërtetuan se 2-vjeçari kishte v dekur për shkak të arrestit kardiorespirator.

Ndërsa vëllai i tij binjak, kishte disa shenja që dëshmonin keqtrajtimin e nënës. Hatixhe nuk kishte precedent penal, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga d roga.

Fqinjët e tregojnë atë një grua të vetmuar me pak miq. “Ajo ishte gjithmonë shumë nervoze duke qortuar fëmijët e saj për gjithçka,” thotë një fqinj.

Shumë banorë dyshonin se diçka nuk shkonte sepse “ajo u bërtiste gjithmonë fëmijëve”, megjithëse nuk e imagjinonin përfundimin. Në një rast madje, një prej fqinjëve kishte vënë re se dy fëmijët kishin shenja kafshimi.

Nëna është justifikuar duke thënë se kanë kafshuar njëri-tjetrin. Madje, ka dëshmi që tregojnë se si motra e madhe u kishte thënë se Hatixheja flinte gjithmonë me të njëjtin binjak, pasi ishte “i preferuari i saj”.

Nëna e binjakëve kishte pasur disa marrëdhënie sentimentale që kur mbërriti në qytet dhe nga sa përshkruajnë fqinjët, “askush nuk e di se kush është babai i dy fëmijëve”. Hatixhe ka gjithashtu një vajzë 9 vjeçe, e cila, sipas fqinjëve, jeton me gjyshërit nga babai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close