Categories Lajme

Rrëfehet ish-punonjësja, zbulon sesa paguhej për pastrimin e 1 kg kanabis

Shqipëria është konsideruar shpesh si vend i kanabisit, edhe në raportet ndërkombëtare.

Një ngjarje e dy muajve më parë, identifikimi i një sere me kanabis në Kutalli të Beratit, ku u shoqëruan 80 gra, tregoi se sa thellë është futur në familjet tona industria e kanabisit.

Euronews Albania realizoi një intervistë me një grua e cila disa vite më parë, është detyruar të punojë në përpunimin e kanabisit.

Ajo u shpreh se paguhej 1500 lekë për përpunimin e 1 kg kanabis, teksa shtoi se u detyrua ta bëne një punë të tillë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

“Gjendja ekonomike, gjendja financiare. Lamë shtëpinë, fëmijët, na detyronte halli. Brenda ishim të ngujuara, me familjarët flsinim në telefon në darkë, jo gjatë orarit të punës.  Bëhet fjalë për vitin 2016, në fakt në zonën tonë nuk ishte mbjellë kurrë dhe nuk njihej se çfarë ishte. Na e mësuan si përpunohet, si qethet, si rregullohet, çfarë forme duhet të vinte boçja. E fusnim në qese që e peshonim.

Pastaj ata e hidhin vetë në thasë dhe nuk e di se ku e dërgonin. U detyruam të shkonim të punonim për lekë. Pa punë unë, burri, djali, u detyruam. Skamje, gjendje ekonomike. Paguheshim 1500 lekë për 1 kg kanabis, kur bënim 2 kg 3000 lekë. Nuk bëheshin kollaj 2 kg, ishte e vështirë. Punuam 2 muaj, shtator deri në fund të nëntorit. Në jug. Me orar të zgjatur punonim, me kushte të vështira, ftohtë ishte. Në kasolle punonim. Që punonim bashkë ishim 10, por ishin pafund”, theksoi ajo ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME