
Tefta Malaj, shqiptarja që mbeti i plagosur nga bashkëshorti në Itali, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin me Zemër të Hapur, ku tha se Taulanti dy vite më parë ka ngacmuar seksualisht vajzën e tyre, Xhesikën, të cilës i mori jetën.
Ajo ka rrëfyer më tej ditën kur ndodhi ngjarja, që sipas saj ato kanë qenë në gjumë, në momentin kur 45-vjeçari fillimisht ka tentuar që të vrasë djalin me thikë.
Tefta tregon që në shtëpinë e tyre ka pasur kamera sigurie, të cilat duhet të administrohen sa më parë nga ana e policisë italiane.
Ajo deklaron se është e frikësuar për jetën e djalit të saj 5-vjeçar, pasi ka dyshime që Taulanti të mos ketë vepruar i vetëm ditën e krimit makabër. Tefta Malaj ka mohuar akuzat e bashkëshortit të saj që ka qenë në një lidhje me italianin, që po ashtu mbeti viktimë e shqiptarit, në hyrje të godinës ku familja banonte prej vitesh në Itali.
Tefta Malaj:
Ishim duke fjetur të gjithë, nuk e ndjeva që po dilte, mori djalin para, donte që të therte djalin, na gjuante me shqelma ndërkohë që bënte videon.
Vajza dëgjoi zhurmën dhe doli, vajzën nuk e ka dashur, do ti them ca gjëra më tutje. Nuk më ka akuzuar më parë për tradhti, jemi zënë më përpara, unë i kam dhënë një mundësi tjetër më idenë që do të ndryshonte.
Italiani ka shtëpinë atje, e ka gjetur në momentin që është kthyer nga puna, e njihnim si gjithë të tjerët. Nuk e kam dëgjuar që të flasë me njeri, sepse unë kam qenë në gjumë, në momentin që po na godiste, fliste me dikë, ka pasur bashkëpunëtor. Kam frikë për djalin.