Categories Lajme

Rrëfimi i “djallit” shqiptar në Londër: Si e furnizoj Anglinë me kanabis

“Dily Mail” i ka kushtuar një artikulli një të riu shqiptar të përfshirë në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së kanabisit. Ai është Selamet Mehmetaj nga Tropoja, ndërsa ka treguar në kurth përmes një kamere të fshehtë me qetësi se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit. Ai ka një Mercedes-Benz 50,000 paund. Biznesin e reklamon përmes Instagramit anonim dhe aty ka kontaktet. 28-vjeçari shpjegon se si çdo muaj furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2500 bimë kanabis. Ai e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta sfidojnë, duke u mburrur në fakt se si i preu dy gishtat një klienti që nuk e paguante dhe i mori paratë e tij para se t’i priste një këmbë. I vetëquajtur “Djalli”, ai po grumbullon miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës. Në faqen e tij në Instagram të titulluar “Gjaku shqiptar”, Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj të kontaktojnë. Ai tha se shet çdo bimë për 10-15 £ në tufa deri në 300, dhe kuti me kanabis të korrur për kilogram.

Ai tha se “shumë njerëz më thërrasin” për porosi, duke shtuar “Sot më thirrën dhe dikush kërkon 200, dikush kërkon 300”. “Kam njerëz që marrin çdo muaj nga unë për magazinat e tyre”. Instagrami luajti një rol të madh në reklamimin e biznesit të tij, tha Mehmetaj, duke shpjeguar se askush nuk e dinte se ai qëndronte pas faqes Albanian Blood e cila kishte pothuajse 1000 ndjekës. Në profilin e tij në internet ai quhet “Djalli”, sepse “kështu më quajnë mua”, tha ai. Pasi klientët e kontaktuan atë përmes Albanian Blood, ai mori numrat e tyre dhe më pas organizoi takime personalisht, gjë që është “më e sigurt” sesa dërgimi i mesazheve në internet. Ai tha se nëse dikush thyen besimin e tij “është shumë keq”. Ai tregoi se cfarë i bëri një klienti.

“E futa në një bodrum të një shtëpie, e rritja tri herë në ditë, i preva dy gishta”, tha Mehmetaj. “Unë i thashë se keni 24 orë për të bërë një telefonatë, gjeni paratë kudo në këtë planet, nuk më intereson”. Ai tha se kontaktoi edhe me të afërmit e atij dhe u tha atyre “Unë i kam prerë dy gishta. Gjëja tjetër do të jetë këmba e tij”. Kur ai përfundimisht pagoi, Mehmetaj i tha “Kjo duhet të jetë një mbresë në jetën tënde dhe një kujtesë për atë që ndodh kur ndeshesh me dikë që është i vërtetë”. Ai shtoi “Unë ia bëra atë djalit, pastaj shkova në mbrëmje dhe fjeta si një fëmijë. Nuk më interesonte. Stresi im ishte se duhet ta kisha në dorë. Pasi kam në dorën time ai nuk ka asnjë shans” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME