Categories Lajme

Rrëfimi i Edi Ramës: Isha basketbollist mediokër, më futën prindërit për të luftuar astmën dhe isha veçanërisht i gjatë

Kryeministri Edi Rama ka bërë rrëfime interesante në një interviste me Alastair Campbell dhe Rory Stewart. Për herë të marë Rama pranoi se ishte një basketbollist mediokër në kombëtare dhe se e kishin marrë pasi ishte i gjatë në një kohë kur shqiptarët ishin të shkurtër”.

Pyetje: Le ta vazhdojmë më tej këtë ide, zoti kryeministër. Ju jeni një shembull i jashtëzakonshëm i kësaj. Ju jeni i pazakontë si politikan, shumë i pazakontë. Ju jeni një artist serioz, një artist profesionist dhe një lojtar i rëndësishëm basketbolli, një sportist. Kjo përpara se të bëheshit politikan. Si e mendoni politikën? Si e kuptoni që keni qëndruar mjaftueshëm, si e kuptoni se kur mund të jetë fillimi i ndikimit negativ dhe i vështirësive i të qenit politikan?

Edi Rama: Në fillim, dua t’i them gjërat ashtu siç janë. Nuk kam qenë lojtar i rëndësishëm basketbolli. Kam qenë një lojtar mediokër i kombëtares së basketbollit. Arsyeja pse unë u mora me basketboll ishte astma. Prindërit e mi menduan se do të më bënte mirë të luaja basketboll për të luftuar astmën. Dhe kjo rezultoi e vërtetë.

Arsyeja e dytë pse unë luajta dhe arrita deri në ekipin kombëtar ishte fakti se unë isha veçanërisht i gjatë, në një kohë kur njerëzit në Shqipëri ishin të shkurtër. Dhe së treti, unë u përpoqa të isha në lartësinë e detyrës. Nuk do ta pranoja se kam qenë një lojtar i rëndësishëm i kombëtares së basketbollit. Kam marrë pjesë në disa ndeshje ndërkombëtare, por kam qenë në stol. Por, në fund të fundit, kjo ishte një përvojë e shkëlqyer për të kuptuar shpirtin e punës në ekip, drejtimin, solidaritetin, konfliktin dhe shumë gjëra të tjera që na jep sporti.

Ndërsa sot si kryeministër, që jam këtu në një intervistë të drejtuar nga Alastair Campbell, është një mrekulli tjetër e jetës. Sepse nuk do të isha në politikë nëse Alastair Campbell nuk do të ekzistonte, nëse Tony Blair nuk do të ekzistonte dhe as “rruga e tretë”. Hera e parë që pashë mirazhin e të qenit në politikë ishte koha kur jetoja në Paris duke blerë një gazetë pas fitores së laburistëve të rinj.

Më pas, gjërat rrodhën në atë mënyrë që unë u ktheva në Tiranë për funeralin e babait tim. Në atë kohë, unë jetoja duke punuar si artist në Paris. Ishte koha kur ndodhi një riorganizim i qeverisë. Dhe ndodhi ajo që nuk ndodh në vend tjetër, por mund të ndodhë në Ballkan. Nisesh për në funeralin e babait dhe bëhesh ministër i Kulturës. Pjesa tjetër, dihet tashmë..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME