Categories Lajme

“Rregullo gjuhën mos më thuaj i korruptuar”, përplasje Deromemaj-Çupi: O genc të lutem shumë rri tani …

Debatet nuk kanë munguar mbrëmjen e sotme në sutdion e Fax News ku po diskutohej për situatën në Partinë Demokratike pas krizës së shkaktuar nga përplasja Basha-Berisha.

Të ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit”, Genc Deromemaj është përplasur me gazetarin Frrok Çupi, i cili tha se Berisha ka pas vetes njerëz të korruptuar.

Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Rithemelimin e PD, Deromemaj nuk e priti aspak mirë këtë koment të Çupit dhe i kërko të rregullonte gjuhën pasi përballë kishte një mbështetës të Berishës.

Mirëpo Çupi mesa duket nuk e kishte fjalën për Deromemajn, pasi i tha me batutë “kur u bërë i korruptuar ti o Genc? A shite bazën e Pashalimanit?”

Pjesë nga debati

Çupi: Këta po luajnë futboll por janë në fushën e tyre. Loja bëhet diku tjetër, në stadium ku është publiku. Këta janë lider të partisë. Unë e shikoj ndryshe gjerat. Nuk do të ketë kurrë një lëvizje që kryesohet nga Sali Berisha.

Himçi: Si t’i besojmë një sulmuesi që ka shkuar disa herë dhe nuk ka shënuar.

Çupi: PD është kjo dhe Lulzim Basha është kryetar i njohur botërisht.

Kalaja: E shikoni ju krijimin e një partie tjetër?

Çupi: Patjetër, kushdo është i lirë. Nëse kanë një kauzë për ndërtimin e një partie tjetër, shumë sukses i uroj.

Himçi: Ju besoni se Basha mund Ramën?

Çupi: po të them Sali Berisha nuk është më faktor dhe nuk do të jetë. E di çfarë do ndodhë në datën 8? Sot në zyrat e Lulzim Bashës ka shkuar zv/Ambasadori i SHBA-ve. Kjo do të thotë Amerika njeh këtë institucion.

Himçi: A e thirri Basha apo shkoi vetë?

Çupi: Të lutem tani. Sot në Shqipëri është vensdosur të mbërrijë një nga repartet më të rëndësishme të SHBA-ve për sigurimin e rajonit. Berisha ka vetëm të korruptuar.

Deromemaj: Tani duhet të rregulloni gjuhën, sepse po na akuzon drejtëpërsëdrejti si i korruptuar.

Çupi: Po lëre tani o Genc, kur u bërë ti i korruptuar, a shite Pashalimanin.

Deromemaj: Çfarë do ndodhë, do na sulmojë NATO me datë 8 me helikopterë.

Çupi: Të gjithë këta do flasin si Sali Berisha, këta janë kasetë e Sali Berishës.

Deromemaj: Më thuaj një fjalë që kam thënë unë si Sali Berisha.

Çupi: Të gjitha. Ju se keni marrë lajmin akoma që Berisha do thotë ne nuk do shkojmë te selia. Nesër do flisni kështu.

Deromemaj: Basha është palo burrë. Ka guxuar shumë më shumë ai njeri. Ka pasur përgjegjësi të madhe. E kemi mandatuar zot shtëpie. E nxori veten më në fund dhe e falenderojmë, se në fund e kuptuam se çfarë lloj shpirtziu është. Do më shumë, por s’ma lejon kultura.

Korreshi: Nuk ka thënë.

Deromemaj: Mua personalisht nuk ndodh ai të më thotë. Para gazetarëve ka thënë që jemi llumi.

Korreshi: Jo nuk do ndahet PD. Të gjithë levizja siç po vazhdon nuk ka ende emërues të përbashkët. Emëruesi i përbashket gjendet me burrëri. Ne nuk jemi për terezinë tonë dhe duhet të mendojmë për demokratët, Kushdo që vjen e dëgjon në PD ai bëhet demokrat në këtë moment. Nuk jemi 10 mijë ne, jemi 640 mijë votues.

Deromemaj: I zoti i shtëpisë i zgjidh problemet zotëri.

Çupi; Ju e keni problemin. Jashtë zgjoit të bletëve jeni ju. A do krijoni parti të re. Lulzim Basha do të shpallë zgjedhjet dhe ju do shkoni të votoni.

Himçi: Data 8 është shprehje e autoritetit të shumicës. Saimiri mund të këmbëngulë por brenda vetes e kupton ku është shumica. Lulzim Bashën e mbështesin 1800 vetë, për faqe të zezë.(E.H/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME