Lajme

Rrëmbeu, përdhunoi dhe tentoi të djegë ish-gruan, arrestohet 33-vjeçari shqiptar

Është arrestuar 33-vjeçari shqiptar, i cili përdhunoi ish-bashkëshorten e tij greke dhe tentoi ta digjte të gjallë.

Raportohet se ai ka pritur ish-gruan jashtë banesës së saj në Almyri dhe sapo ajo ka dalë nga shtëpia, e ka futur me forcë në makinën e saj, është ulur në sendiljen e shoferit, ka mbyllur dyert dhe është nisur drejt Isthmusit.

Gjatë rrugës 33-vjeçari e ka goditur me grusht në kokë dhe trup të renë greke.

Më pas ka ndaluar mjetin në një rrugë të shkretë, ku e detyroi të zhvishej duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e dogji të gjallë, duke i vënë flakën flokëve me çakmakun e tij.

Të zhveshur dhe të pambrojtur siç ishte, ai e çoi në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe e përzuri. Ajo shkoi në komisarit dhe denoncoi shqiptarin.

Policia gjeti pak kohë më vonë 33-vjeçarin dhe e arrestoi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close