Categories Lajme

Rrëmbimi dhe djegia për së gjalli e 61-vjeçarit, e arrestuara drejtonte qendrën për të ndihmuar fëmijët jetimë të ushtarakëve

Policia tha se kishte zbuluar autorët e një krimi të ndodhur në maj 2017. Pas 5 viteve, deklaroi Policia e Tiranës, kufoma e gjetur në Kodër Shupal, e dekompozuar dhe e djegur në 2017, është identifikuar nga policia përmes provave shkencore dhe ai është Menduh Shaban Kurt-Deda 61 vjeç. Viktima ishte rrëmbyer, lidhur, dhunuar dhe më pas djegur duke humbur jetën.

Për këtë ngjarje, policia ka ndaluar dy persona. Ata janë Gazmir Ngota 39 vjeç dhe Marjeta Karaj 56 vjeç. Në kërkim është djali i kësaj të fundit, Besmir Karaj 34 vjeç, i cili ndodhet në Itali.

Sipas informacioneve policore, viktima dhe Marjeta Karaj punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej tyre.

Por një borxh i pakthyer ishte shkak i ngjarjes rëndë. Policia deklaroi se viktima u kishte borxh personave të ndaluar, 10 milionë lekë të vjetra që ia kishte marrë Marjeta Karajt.

Për të marrë paratë, Marjeta Karaj, djali i saj dhe shoku i djalit Gazmir Ngota 39 vjeç kishin lënë takim në 2017 tek zona e Xhamllikut me Menduh Shaban Kurt-Dedën. Aty e morën me forcë e çuan në zonën e Alliasit, ku e dhunuan.

Prej andej, Besmir Karaj dhe shoku i tij Gazmir Ngota 39 vjeç e dërguan me makinë 61-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar në Kodër Shupal, ku e lidhën, e dhunuan dhe e dogjën me lëndë djegëse duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima u identifikua pas 5 vitesh nga këmbë e majtë pasi nuk ishte djegur dhe dekompozuar plotësisht.

Dy të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim.

Marjeta Karaj ishte drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME