Categories Lajme

Rrënqeth me rrëfimin vajza nga Afganistani që po rri në Shqipëri: E lashe dashurinë dhe jetën time atje, u martova, por

“Emri im është Sana, jam 26 vjeç. Kam ardhur nga Kabuli.” Sana është një nga qindra vajzat afgane që u detyruan të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar regjimit taleban. Ajo nuk dëshiron që mbiemri i saj dhe i bashkëshortit, Abdul Wasey, të bëhen publik, pasi kanë lënë pas familje të cilëve u rre zikohet jeta. Në Kabul, puna e saj ishte të menaxhonte rrjetet sociale dhe të prodhonte emisione për një rrjet të madh televiziv.

“Punonim me një staf produksioni, dhe prodhonim emisione që evidentonin problemet e grave dhe vajzave, të fëmijëve dhe çështje të tjera që nuk marrin shumë vëmendje në vendin tonë, si për shembull shëndeti mendor, të miturit në tregun e punës dhe si po punojnë gratë e shoqërisë afgane.”

Sytë i përloten kur kujton ndjesinë që i shkaktoi lajmi që talebanët po vinin në Kabul.“Në momentin që morëm vesh se talebanët po vinin në Kabul… nuk mund ta përshkruaj me fjalë si u ndjeva, dhe e di që të gjitha gratë dhe vajzat atje ndiheshin njësoj si unë. Lloji i terrorit që gratë kanë në zemrat e tyre për shkak të talebanëve është… nuk di as ta shpjegoj.”

Dita kur iu desh të linte vendin e saj në mes të shp ë rthimeve, a r m ëve dhe të qarave ishte më lehtësuesja por njëkohësisht edhe më e tm e rrshmja. Lehtësuese sepse ajo vetë nuk do ta përjetonte t e rrorin e talebanëve, dhe e t m e rrshme sepse nëna dhe motrat e saj nuk do ta kishin këtë fat, as gratë dhe fëmijët e tjerë për të cilët ajo punonte me aq pasion.

“Në datën 26 Gusht na telefonoi xhaxhai. Ai tha që duhej se s’bën të gjenim në vend në një autobus që të largoheshim nga vendi. Morëm çfarë mundëm dhe u nisëm menjëherë. Ndërsa po i afroheshim aeroportit, të sht ënat e a r m ë ve dhe ul ë rimat e njerëzve bëheshin akoma më sh urdhuese. Terminali kryesor i aeroportit ishte komplet i rrethuar nga talebanët. Të gjithë kishin a r m ë në duar dhe gishtin tregues të këmbëza, gati për të shtënë. I ramë rreth e qark aeroportit dhe u vendosëm pas radhës së autobusëve. Dëgjoheshin vetëm sh pë rthime dhe zëra fëmijësh.

Nuk kishim asgjë për të ngrënë. Talebanët nuk po lejonin askënd brenda në aeroport. Të gjithë po mendonin çdo të ndodhë tani? Të nesërmen morëm një telefonatë dhe na thanë të shkojmë në terminalin e veriut sepse kishim emrat në listë dhe do na linin të futeshim. Më kujtohet që edhe ajri nuk ishte i pastër, por kishte një ngjyrë të verdhë për shkak të gazrave lotsjellës”.

Sana dhe Abdul Wasey, të martuar prej 3 vitesh sapo kishin blerë një shtëpi dhe po planifikonin të shtonin familjen e tyre. Të dy ishin të dashuruar pas punëve që bënin dhe po jetonin jetën e ëndrrave, tashmë të lënë pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME