Categories Lajme

Rrëqethëse/ 31-vjeçari vrau ish-bashkëshorten pasi festoi ditëlindjen e tij. Babai rrëfim prekës: Hëngrëm e pimë, më tha që do dilte me…

Prindërit e Elton Metajt, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij në Fier, kanë rrëfyer të tjera detaje tronditëse lidhur me ngjarjen.

Pas lirimit nga burgu për të marrë shërbim mjekësor në shtëpi, babai i Elton Metajt ka nënshkruar një dokument që e ngarkonte atë për t’u kujdesur për të birin.

Sipas këtij dokumenti, babai i autorit të vrasjes duhej të kujdesej në mënyrë që Elton Metaj të merrte shërbimet mjekësore duke e çuar një herë në muaj tek psikiatri që të vizitohej.

Por ditën e vrasjes duket se autori i ka shpëtuar vëzhgimit të të atit dhe shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij duke kryer krimin e rëndë.

Babai i Elton Metajt ka rrëfyer për emisionin “Me zemër të hapur” se si djali i tij është larguar nga shtëpia ditën e krimit. Ai zbulon se më datë 10 shtator, ditën e ngjarjes, Metaj festonte ditëlindjen dhe sëbashku me prindërit e kaluan në shtëpi.

Më pas, i ati dhe nëna e tij janë larguar nga banesa dhe djali ka deklaruar se do të dilte për kafe me shokët.

“Llafet ofenduese t’i kthejë mbrapsht. Nuk kemi pse ofendojmë njëri-tjetrin. Më pyetët si gjeti armën dhe kujdesin tonë. Unë u kujdesa dhe e mjekoja dhe e çoja njëherë në muaj tek psikiatri që të merrte medikamente. Ditën e ngjarjes djali kishte ditëlindjen. E kam çuar çdo muaj sipas kërkesës së mjekëve.

Datën 10 shtator djali ksihte ditëlindjen. I dhashë 50 mijë lekë dhe hëngrëm këtu, ishim të lumtur si asnjë herë. E lamë në shtëpi dhe unë me gruan do bëjmë punët tona. ‘Mirë’ tha ai. Djali iku për të pirë një kafe tek Lisi, një vend këtu.

Atë ditë për fat të keq na ikën dhe dritat. Në orën 21:00 pash që kishte makinën djali jashtë. Pas 1 ore merr shefi i zonës dhe futen policë të uritur brenda.  Po të ishte shteti mirë, djali s’do e kishte bërë këtë krim. Partizani e ka kërcënuar djali. “Mua më kërcënon partizan Begaj se; ‘unë do të vras’” para 3 ditësh. Djali im është fajtor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME