Një rrëshqitje dheu ka ndodhur së fundmi në “Ujin e Ftohtë” në Tepelenë. Një masiv dheu bashkë me një pemë kanë zënë poshtë disa automjete. Siç shihet edhe nga pamjet një furgon dhe një automjet janë dëmtuar. Qytetari nga vendngjarja shprehet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Aksidenti ka krijuar trafik në qarkullimin e makinave të tjera.
Categories
Lajme