
Qarkullimi në rrugën nacionale Lezhë – Rubik, pranë fshatit Pllanë është me rrezik.
Ndërkohë që rrëshqitjet vijojnë prej 10 ditësh, por askush nuk ka marrë masa.
Kalimtarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi thonë se rreziku mbetet i lartë.
“Është e frikshme sepse mund të bien edhe gurët e tjerë.”, shlorerhte nej banire per ora neës
Bashkia Lezhë bën me dije se rruga ku kanë rënë guret është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe si e tillë ky dikaster duhet të kishte marrë masa për largimin e gurëve.
Fenomeni shqetësues i rrëshqitjeve të gurëve mbetet i pranishëm edhe në rrugën e Torovicës ku pak ditë më parë u rrezikua të përsëritej tragjedia e tetorit të vitit të kaluar me tre viktima.