Lajme

Rreth 800 mijë euro grabitje nëpër banesa, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë

Shtatë persona janë arrestuar për grabitjen e 40 shtëpive në Spanjë. Sipas mediave, grupi kriminal ishte i përbërë me shqiptarë që bazën e kishin në Gandia, provincën e Valencias. Ata kanë vjedhur para dhe gjëra me vlerë për rreth 800 mijë Euro.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shqiptarët kanë përdorur aeroportin në Lisbonë të Portugalisë për të udhëtuar nga vendi i tyre dhe për t’iu fshehur autoriteteve spanjolle. Shqiptarët vidhnin banesa në Salamanca, Valladolid, Leon, Palencia, La Rioa, Navarra dhe Zaragoza.

Guardia Civil në Spanjë e nisi operacionin pas disa raportimeve për vjedhje. Anëtarët e bandës përdornin emra të ndryshëm dhe shmangnin komunikimet në celular kur udhëtonin në Spanjë.

Ata përdornin radiomarrëse gjatë grabitjeve, ndërsa makinës i vinin targa false. Hetimet vijojnë ende pasi autoritetet kërkojnë që të identifikojnë shtëpitë e tjera të grabitura nga hajdutët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close