Categories Lajme

Rreth 900 mijë euro u sekuestruan, paratë kthehen sërish në duart e biznesmenëve!

Në nëntor të vitit 2017, Policia sekuestroi me mjaft bujë 863 mijë e 100 euro në një makinë Range Rover që i përkisninin Lefter Sotës dhe djalit të tij Ores Sota, dy biznesmenë nga Elbasani.

Në makinën Range Rover u sekuestruan në atë kohë edhe 3 patenta për skafe që i përkisnin ish-Ministrit të Mbrojtjes Sajmir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.

Mirëpo pas 4 vitesh në gjyqe, të zotët kanë arritur t’i marrin sërish paratë mbrapsht. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga ky sekuestrim, dosja është mbyllur me argumentin se paratë ishin të deklaruara pasi rridhnin si rezultat i veprimtarisë tregtare të kompanisë “IKONA”, Sh.p.k..

Nisur nga kjo situatë prokurorja e Elbasanit, Erida Kokonozi ka preceduar me një kërkesë në gjykatë, duke kërkuar pushimin e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Kjo kërkesë është miratuar dhe nga gjyqtarja Pajtime Fetahu. “Lefter Sota, sipas vërtetimi të lëshuar nga Banka Popullore në datën 15 gusht 2007 ka shitur 433 aksione që zotëronte nga kapitali aksioner me çmim 370.000 lek aksionin me një vlerë totale prej 160.210.000 lekë. Konvertuar në Euro me kursin e ditës 122.6 lekë shuma në euro që është arkëtuar rezulton 1.176.092.98 euro.

Për këtë trasaksion, thuhet në dosjen e prokurorisë, Lefter Sota, sipas mandatit të Bankës Popullore ka paguar tatimin mbi fitimin nga shitja e aksioneve në shumën 10.088.900 lekë. “…aktiviteti i shoqërisë tregtare “IKONA” sh.p.k, ka arritur një qarkullim deri në 17.000.000 Euro në vit, me një xhiro mujore që arrin në 3-4 vitet e fundit nga 1.100.000 Euro deri në 1.499.000 Euro. Këto shifra financiare i lejojnë administratorit dhe ortakut të shoqërisë “IKONA” sh.p.k, të ketë kursyer shumën prej 863.100 euro,”-thuhet në dosjen e prokurorisë. Vetë Orest Sota, është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 240 orë punë të detyrueshme pranë bashkisë së Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME